Futboll Ligue 1 Sport

MERKATO E BUJSHME/ Gallego: Oferta për Mbappé do të jetë e pakundërshtueshme dhe e paarritshme

Real Madridi nuk do të nënshkruajë me askënd këtë verë. Unë vetëm kisha shpresën e blerjes së Mbappé, por drejtuesit e klubit e kanë parë se është e pamundur tani. Ajo që shqetëson më shumë Real Madridin është se oferta që do t’i bëjë PSG familjes Mbappé në këtë kohë për të rinovuar do të jetë e pazëvendësueshme dhe e pakonkurueshme nga të tjerët.

Askush nuk do të jetë në gjendje t’i thotë ‘jo’ asaj oferte. Familja më e pasur në botë do të bëjë gjithçka që është e mundur që ai të qëndrojë atje”, – tha Jesús Gallego në “El Sanhedrín” të “Cadena Ser”. Në fakt, lëvizja e parë e sheikut nga Katari ishte kontrata 3-vjeçare me të vëllain e yllit francez, vetëm 15 vjeç. Pra, po mundohet t’ia marrë kalanë nga brenda Mbappe, përmes familjes.

Related posts

Pas dy golave, Valon Berisha sërish titullar kundër Dortmundit

Q.Autor

FITORJA SPEKTAKOLARE NDAJ DINAMOS SË ZAGREBIT/ Pioli: Ishte një Milan i bukur, por duhet të përmirësohemi ende

F.autor

SFIDA NDAJ LEVANTES/ Koeman e grumbullon në ekip, zbulon planin e rikuperimit të plotë të Ansu Fati

Delo.autor

Leave a Comment