Futboll Sport

“GËRMO DHE LËPIJ…”/ Joachim Low e bën sërish, kapet mat duke bërë gjeste të pahijshme (VIDEO)

Joachim Low nuk i ka shpëtuar sërish syrit kritik, teksa është filmuar duke bërë gjeste të pahijshme dhe të çuditshme gjatë ndeshjes Angli-Gjermani.

Trajneri gjerman u shfaq duke futur gishtat në hundë dhe duke i lëpirë më pas.

Trajneri ka qenë në krye të ekipit kombëtar gjerman që nga viti 2006, duke fituar Kupën e Botës në vitin 2014, por e dinte para turneut se ai do të largohej nga posti pavarësisht performancës në Euro 2020.

I vlerësuar për kontributin e tij, Low është gjithashtu i njohur për zakonet e këqija, pasi ai shpesh është kapur mat duket futur gishtat në hundë.

Dje, aventura e tij si trajner i ekipit kombëtar përfundoi, ndërsa Gjermania humbi në Wembley ndaj Anglisë në fazën e 1/8-ve në Euro 2020.

Related posts

BOTËRORI/ Maroku eliminon Portugalinë, Ronaldo lë fushën mes lotësh

F.autor

Propozimi i profesorit në Itali: Ronaldo duhet të bëhet objekt studimi në shkolla…

Isa.Autor

PAS FITORES NDAJ SPARTA PRAUGE/ Pioli: Nëse vazhdojmë kështu, do ta kem shumë të vështirë

Delo.autor