Futboll Sport

BELGJIKË-ITALI/ Mancini me dyshimin “Chiellini”, Chiesa është risia në sulm. Ja formacioni i mundshëm…

Dy janë nyjat ende për t’u zgjidhur për trajnerin Roberto Mançini në vigjilje të sfidës së sotme kundër Belgjikës të vlefshme për fazën çerekfinale të “Euro 2020”, të programuar në “Allianz Arena” të Mynihut në orën 21:00.

Njëri me shumë mundësi do të zgjidhet në mëngjesin e sotëm dhe është ai që i përket pranisë së Xhorxho Kielinit. Nëse kapiteni nuk do të jetë gati, hapësirë atëherë për dyshen Bonuçi-Açerbi, me lacialin që u provua të mërkurën në ndeshjen e kontrollit.

Pikëpyetja tjetër mban emrin e Kiezës, protag- onist në fitoren e fundit në 1/8-ta kundër Austrisë me golin që zhbllokoi ndeshjen pas 5 minutash të pjesës së parë të shtesës. Juventini për momentin është në avantazh të lehtë ndaj Berardit në “tredhëmbëshin” me Imobilen dhe Insinjen.

FORMACIONI I MUNDSHËM

Related posts

Superliga/ Vllaznia mposht Besën

Q.Autor

IKU NGA JUVENTUSI/ Allegri vendos se çfarë do të bëjë këtë vit

Delo.autor

‘Shpërthen’ blerja e bujshme e Interit, shënon 3 gola në Copa Libertadore

Q.Autor

Leave a Comment