Futboll Sport

BARCELONA KËRKON TA “HEQË QAFE”/ I ofron Juves mesfushorin me kosto zero

Sipas asaj që shkruan “Mundo Deportivo”, Barcelona është fokusuar tek rinovimi i Lionel Mesit dhe për këtë i duhen të ardhura.Blaugranasit i kanë ofruar falas Juventusit kartonin e mesfushorit Miralem Pjaniç i cili u transferua sezonin e kaluar po nga bardhezinjtë.

Pjaniç i kushtoi Barcelonës një shumë prej 60 milionë eurosh përfshirë këtu dhe kartonin e mesfushorit Artur i cili u bashkua me torinezët. Katalanasit nuk kërkojnë të privohen nga rroga e lartë e Pjaniç dhe ia kanë ofruar futbollistin Juves pa asnjë kosto.

Pjaniç nuk arriti të lërë gjurmë te Barcelona pasi trajneri Kuman nuk e ka të udhës të mbështetej tek aftësitë e mesfushorit boshnjak i cili u transferua me shumë bujë në “Kamp Nou”.

Related posts

KORONAVIRUSI I PRANISHËM NË FUTBOLL/ Klubi gjerman konfirmon një futbollist pozitiv me covid-19

Delo.autor

ZIKALTRIT NË FESTË/ MODRIC tek INTER në JANAR, më shumë se një ide

Isa.Autor

Skedina ditës/ Parashikimet e 4 ndeshjeve që mund t’ju bëjnë fitues

Q.Autor

Leave a Comment