Futboll

“Strategji” e tifozëve të PSG-së, britma dhe fishekzjarrë për t’i prishur gjumin lojtarëve të Realit

Atmosfera në kryeqyetin francez nuk ka qenë aspak mikpritëse për kampionët e Evropës. Tifozët e PSG-së nuk kanë qenë në lëvizje mbrëmjen e kaluar, kjo pasi ata kanë menduar një “strategji” për të ndihmuar sadopak ekipin e tyre.

 

Ata kanë pritur autobusin e Realit kur po mbërrinte në hotel me britma, mjete piorteknike, pankarta dhe flamuj të ekipit parisien. Por ata nuk e kanë lenë me kaq, sepse shfaqja ka vazhduar edhe më tej.

Kur ekipi madrilène ishte akomoduar në hotel, ata kanë hapur një pankartë poshtë hotelit ku shkruhej “Puta Madrid” (ofendim që përdoret kundra Realit).

 

Britmat dhe zhurma që ata kanë shkaktuar i kanë shqetësuar jo pak yjet e Realit. U desh ndërhyrja e policisë reth orës 01:30 të natës, që situata të normalizohej dhe Ronaldo&Co të vinin pak gjumë në sy.

Related posts

COVID-19/ Presidenti i FIFA-s: Botërori 2022 në Katar do luhet me stadiume të mbushura. Deri atëherë…

Delo.autor

ZVICRA NË EURO 2024/ Xhaka: Jam i kënaqur me paraqitjet e skuadrës, mund të shkojmë larg

F.autor

Modric e Neymar shkëmbyen fanellat pas… (VIDEO)

Sadik.Autor

Leave a Comment