Futboll Sport

ANGLI-DANIMARKË/ “Tre Luanët” pa ndryshime, skandinavët ekip identik me çerekfinalet. Ja formacionet e mundshme…

Anglia është gati të luftojë për finalen dhe këtë do ta bëjë ndaj Danimarkës në sfidën e orës 21:00 që luhet sot në “Wembley”.

Kombëtarja e “Tre Luanëve” është favorite, por trajneri Sauthgejt nuk mendon për ndryshime pas paraqitjes dinjitoze kundër Ukrainës. Uoker, Meguajër, Stons dhe Shou janë titullarët, të paktën kjo ishte ajo që u pa në provën e djeshme të taktike.

Sa i përket sulmit, Sterling, Maunt dhe Saka (në balotazh me Grilish) duhet të jenë treshja pas shpinës së Kejnit, ndërsa në mesfushë konfirmohet përsëri dyshja Rajs-Filips.

Nuk priten surpriza, megjithatë vendimet përfundimtare do të merren sot përpara sfidës nga trajneri Sauthgejt.

Në kokën e Kasper Hjulmandit nuk ka paqartësi në lidhje me formacionin anti-Angli. E vetmja, nëse mund të konsiderohet i tillë, ka të bëjë me sulmin ku vijon dyshimi për t’i besuar Dolbergut që vjen nga katër gola radhazi apo bomberit ekipor Jusuf Poulsen që u pa në fushë kundër Republikës Çeke pasi pati munguar në 1/8-at ndaj Uellsit për arsye dëmtimi.

Gjasat janë që ekipi të mbështetet përsëri tek ish-sulmuesi i Ajaksit. Për 10/11-at formacioni do të jetë ai që mundi çekët të shtunën e kaluar, teksa ndryshimet nuk duhet të prekin as 3-4-3-shin, një skemë nga e cila tekniku danez nuk pritet të heqë dorë në ndeshjen më të rëndësishme të Europianit për ekipin e tij.

Related posts

VAZHDON DRAMA/ Mauro Ikardi publikon mesazhet e zënkës me Uanda Narën: Je shumë…

F.autor

GATI TË “LUFTOJË” PËR FANELLËN “ZIKALTËR”/ Keita deklaron: Nëse shënoj ndaj Lazios…

Delo.autor

“Lamtumir” Lazio, Nani befason të gjithë me klubin e ri

Sadik.Autor

Leave a Comment