Futboll Sport

ZYRTARE/ Partizani godet në merkato, afron mbrojtësin që është aktivizuar më parë në Holandë

Partizani bën një tjetër goditje në merkato. Kësaj radhe ‘’demat e kuq’’ kanë zyrtarizuar afrimin e qendërmbrojtësit maqedonas Aleksandër Damçevski.

28-vjeçari ka firmosur kontratë për një vit me opsion rinovimi dhe për një sezon tjetër. Lajmi për afrimin e qendërmbrojtësit e bëri vetë faqja e Partizanit nëpërmjet një postimi në faqen e saj në ‘’Facebook’’.

Damçevski është futbollist i lindur në Francë, por me origjinë maqedonase dhe që prej vitit 2014 mban veshur fanellën e Maqedonisë së Veriut. 28-vjeçari ishte prej 3 sezonesh pjesë e skuadrës armene të Araratit dhe ka luajtur më parë dhe në Holandë te NAK Breda.

Related posts

FITORE SPEKTAKOLARE/ Manchester City mposht Fulham dhe përforcon vendin e parë në Premier

Delo.autor

E BËN SËRISH! Wanda Nara, gjysmëlakuriq. Por gjithë vëmendja është për… (FOTO)

F.autor

DERBI I KRYEQYTETIT/ Rikthehet titullari i rëndësishëm, Partizani i plotë për sfidën ndaj “Bardhebluve”

Delo.autor

Leave a Comment