Futboll Kategoria Superiore Sport

ISH-ZV. PRESIDENT I KLUBIT TË SUPERIORES/ Kush është biznesmeni që u kap me armë dhe çantën plot me para

49-vjeçari i cili u arrestua mbrëmjen e djeshme në Shkodër pasi u kap me armë dhe një çantë me para është biznesmeni Isuf Isufi.

Policia kishte marrë informacion se ai qarkullonte në qytet i armatosur ndaj i kanë bërë “pritë” në lagjen Perash.

Gjatë kontrollit të çantës së shpinës të Isufit, atij iu gjet një armë pistoletë dhe një shumë e konsiderueshme parash, euro dhe lek.

Panorama.al mëson se Isuf Isufi në vitin 2019 ka qenë dhe zv. President i klubit Vllaznia në një kohë që drejtohej nga një kompani Italiane.

Vëllai i tij Hasan Isufi, një vit më parë plagosi me armë një tjetër person për shkaqe pronësie.

Njoftimi i policisë Shkodër:

Vijojnë kontrollet e befasishme për kapjen e personave që qarkullojnë me armë zjarri me vete.  Qarkullonte me armë zjarri me vete në qytet, vihet në pranga 49-vjeçari. Sekuestrohet arma zjarrit dhe një shumë e konsiderueshme lekësh.

Strukturat e Drejtorisë Vendore të Policisë Shkodër dhe të komisariateve në varësi të saj vijojnë kontrollet e befasishme në kohë dhe vende të ndryshme, me qëllim kapjen e personave me precedent kriminal, personave në kërkim dhe të atyre që qarkullojnë me armë zjarri me vete.

Si rezultat i kontrolleve të befasishme, bazuar dhe në informacionet e marra në rrugë operative se një person qarkullonte në qytet me armë zjarri me vete, shërbimet e Policisë të Forcës së Posaçme “Shqiponja” në DVP Shkodër, në vendin e quajtur “Lagje Perash”, kanë ndaluar shtetasin I. I., të cilit gjatë kontrollit i gjetën një armë zjarri pistoletë.

Në përfundim të veprimeve të para hetimore të kryera nga specialistët e Hetimit të Krimit në Komisariatin e Policisë Shkodër u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit I. I., 49 vjeç, banues në lagjen Ajasëm, Shkodër, për veprën penale “Armëmbajtja pa leje”. Materialet iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër, për veprime të mëtejshme.

Related posts

E ARDHMJA E “SUPER MARIOS” NË DILMË/ Slmuesi Ballotelli i shkel syrin ish-trajnerit të tij në Euro 2012…

Delo.autor

MIQËSORJA NDAJ SHKUPIT/ Partizani i habit të gjithë, bën pjesë të formacionit futbollistin e… Dinamos

Delo.autor

Lamtumirë Botëror, tjetër dëmtim i rëndë në prag të Rusi 2018

Sadik.Autor

Leave a Comment