Futboll Sport

“EL CLASICO” E LEGJENDAVE/ Real Madrid mposht Barcelonën me përmbysje

Derbi më i madh botëror, ‘El Clasico’, ka ardhur në versionin e veteranëve dhe ka sjellë spektakël nga disa prej emrave më të mëdhenj të futbollit përgjatë historisë.

Los Blancos u prezantuan me ikona të tilla, si Roberto Carlos, Luis Figo e Alfonso Perez, derisa te Blaugranët luajtën Rivaldo, Javier Saviola, Deco e Ronaldinho. Madrilenët fituan me përmbysje me rezultatin 3-2.

Ronaldinho dëshmoi se akoma nuk i ka humbur cilësitë, ndërsa ishte pikërisht braziliani që e zhbllokoi rezultatin nga pika e bardhë. Reali e barazoi rezultatin me golin e Pedro Munitis, i cili më pas asistoi te Alfonso Perez dhe ky i fundit i kaloi mbretërit në epërsi.

Jofre Mateu realizoi nga një kënd shumë i vështirë për t’i barazuar sërish shifrat e dy rivalëve të përbetuar. Reagimi i Realit ishte i menjëhershëm dhe Ruben de la Red shënoi golin më të bukur të mbrëmjes për fitoren e Los Blancos.

Related posts

Zyrtare: Dështimi i Interit largohet nga Europa, firmos me Santos në Brazil

Q.Autor

ELIMINIMI I JUVENTUSIT NGA CHAMPIONS/ Zbulohet e ardhmja e Ronaldos tek…

Delo.autor

SKANDALOZE/ Sulmuesi SHQIPTAR përfundon në spital, u godit me SHUFËR HEKURI nga…

Isa.Autor

Leave a Comment