Futboll Sport

ZHGËNJIM I MADH/ Teuta e transformuar në Europë, kampionët shokohen nga modestët e Andorra

Me stofin e një ekipi kampion, Teuta rikthehej në Europë me dëshirën e madhe për të bërë mirë, për të shkuar larg, por çdo parashikim po bëhet nul. Me të drejtë tifozët durrsak dhe jo vetëm prisnin shumë nga ky ekip, i cili arriti të ruaj boshtin më të rëndësishëm, në fakt vetëm Dejvi Bregu u largua, por afrimi i Kallakut apo huazimi i Taulant Seferit e bënte këtë ekip edhe më cilësorë në letër. Eliminimi nga Sheriff Tiraspol mund të ishte edhe i pritshëm, por në dy përballjet dyshe me moldavët bregdetarët nuk dhanë asnjë sinjal pozitiv.

Inter Esclades në raundin e dytë në Conference League ishte rivali i duhur për ti dhënë aventurës evropiane një tjetër rrjedhë, por në mënyrë befasuese, kampionët durrsak jo vetëm që nuk u imponuan në lojë dhe rezultat por pësuan një humbje të rëndë 0-2 duke vënë në pikëpyetje të madhe kualifikimin, më saktë janë me një këmbë jashtë. Në ndeshjen e kthimit, Edi Martini duhet të gjejë një tjetër zgjidhje, ekipi i tij nuk funksionin thuajse në asnjë repart, nuk janë të saktë në pasin final, nuk kanë forcë goditëse dhe mbi të gjitha po gabojnë shumë edhe në mbrojtje, në pikën e tyre më të fortë. Në Andorra kërkohet një ndeshje perfekte në çdo detaj, kërkohet dhe një fitore e pastër për të shmangur një eliminim të turpshëm që mund të ketë jo pak ndikim edhe për sezonin e ri.

Related posts

UEFA ndan grupet para shortit, ja 6 kundërshtarët me të cilët mund të ndeshet Kukësi

Sadik.Autor

Zbulohen fjalët e Iniestës pas pjesës së parë kundër Romës

Sadik.Autor

REALIZOI GOLIN E DYTË SI TITULLAR TEK SOUTHAMPTON/ Broja: I lumtur për golin, por i zhgënjyer nga… (FOTO)

Delo.autor

Leave a Comment