Futboll Kategoria Superiore Sport

MERKATO E VERËS/ Mesfushori Çela rinovon me Kastriotin, arrin marrëveshjen me klubin mbrojtësi…

Kastrioti vazhdon të afrojë lojtarë, ndërsa disa nga të afruarit nuk kanë rënë dakord me klubin dhe do të shohin mundësi të tjera.

Kështu, dje ka dalë në stërvitje mbrojtësi shkodran Enes Isufi, ka qenë te Vllaznia, Skënderbeu, Luftëtari dhe së fundmi te Tomori. Me shumë mundësi lojtari do të jetë pjesë e krutanëve për sezonin e ri futbollistik.

Nga klubi është zyrtarizuar një qëndrim nga sezoni i shkuar. Është konfirmuar edhe rinovimi me mesfushorin Joan Çela. Përfundimisht, mbrojtësi Franc Lala nuk do të jetë pjesë e Kastriotit, edhe pse u stërvit pak ditë me ekipin krutan.

Lojtari që ka qenë pjesë e Partizanit nuk ka rënë dakord me klubin dhe ka ikur nga stërvitja.

Nga ana e klubit po kërkohet për portier, mbrojtës, mesfushor dhe sulmues. Krutanët për momentin kanë mungesë në organikë.

Me ekipin nuk janë bashkuar Moraes, De Silva e Useini, që pritet të jenë në ditët në vazhdim te krutanët, gjithmonë nëse nuk shiten në ndonjë klub të huaj.

Related posts

INTERI MBETET ME “GISHT NË GOJË”/ Modric rinovon me Real Madridin

Delo.autor

PROTESTA E TIFOZËVE/ “Tirona Fanatics” nuk ndalet, konteston Halilin edhe në Kamëz

Isa.Autor

Shtanget Juventusi, United bën ofertën faraonike për Dybalan

Q.Autor

Leave a Comment