Futboll Kategoria Superiore Sport

VLLAZNIA-AEL LIMASSOL/ Latifi titullar për herë të parë tek “Verilindorët”. Ja formacioni i mundshëm…

Vllaznia pritet që të ketë lëvizje në formacionin e parë nisur nga takimi i fundit. Mungesa e Da Silvës së dëmtuar dhe Gjurgjeviçit për arsye kartonësh e kanë detyruar trajnerin Tomas Brdariç të bëjë lëvizjen kokë më kokë për ndeshjen e sotme.

Nga sa mësohet, për të parën herë në formacionin e parë do të jetë gjysmësulmuesi Liridon Latifi. Një gjë të tillë e konfirmoi edhe vetë Brdariçi në konferencën e djeshme. Ai pritet që të jetë zëvendësimi kokë më kokë me sulmuesin Gjurgjeviç.

Një nga dyshimet ngelet nëse do të jetë sërish Çoba titullar apo mund të ketë një riaktivizim nga minuta e parë të boshnjakut Dilaver.

Mirëpo, për qendrën e sulmit ka edhe një balotazh mes Dilaverit dhe Hoxhajt, ndonëse Brdariçit i pëlqen shumë edhe Çoba.

Eksperienca e vlerat e boshnjakut mund të kërkohen që të shfrytëzohen në këtë takim, ndaj edhe ka pak më shumë shanse, por deri në momentin e fundit mund të ndodhë gjithçka.

Ndërsa pjesa tjetër pritet të jetë e përbërë nga Zogoviç në portë, Gurishta, Adili, Imami e Bulatoviç në mbrojtje.

Në mesin e fushës, Krymi, Kaleziç dhe Jonuzi, ndërsa në mesfushë në ndihmë të sulmit përkrah Latifit e Çobës apo Dilaver pritet të jetë sërish Kruja.

Related posts

Radomel Falcao hesht Stade de France/ Shënon ndaj Francës

Sadik.Autor

Senad Lulic shënon golin e parë ndaj Crotones (VIDEO)

Sadik.Autor

E BUJSHME NGA ITALIA/ Messi shtyn Icardin në Serie A, ironi e fatit: Interi mund ta ndihmojë

Delo.autor

Leave a Comment