Futboll Shqipëri Sport

MARRIN FUND POLEMIKAT/ Armando Sadiku zyrtarizohet në La Liga 2 në Spanjë tek klubi…

Armando Sadiku është kthyer shumë shpejt në futbollin europian, pas vetëm, 6 muajsh jo të suksesshëm në Amerikën e Jugut. Sulmuesi i ka dhënë lamtumirën një ditë më parë skuadrës së Bolivar dhe sot është zyrtarizuar si lojtari i ri i Las Palmas në La Liga 2 në Spanjë.

Lojtari ka gjetur shpejt akordin me klubin spanjoll dhe për të mundësuar këtë firmë, hoqi dorë edhe nga rrogat e bonuset financiare që kishte në marrëveshjen me Bolivar duke prishur kontratën me klubin bolivian. Sot, Las Palmas bëri të ditur se kishte nisur bashkëpunimin me sulmuesin e përfaqësueses shqiptare, por prezantimi i tij dhe firma në kontratën njëvjeçare do të bëhej vetëm të hënën, pasi ai të kalonte testet mjekësore.

Kjo është eksperienca e tretë e Sadikut në futbollin spanjoll ku më parë ka veshur fanellën e Levantes dhe të Malagas. Me këtë të dytin ishte shpërthimi i tij, pasi shënoi 13 gola e dha një asist në sezonin 2019-2020, duke e ndihmuar që të siguronte një mbijetesë që dukej e pamundur në La Liga 2.

Related posts

SKENAR I BUJSHËM/ Mourinho sfidon Interin në stolin e ekipit gjerman!?

Delo.autor

LIVE/ Manchester City-Tottenham, Sterling kalon në epërsi “Qytetarët”

Delo.autor

FUTBOLL Ndodh te Dinamo Zagreb/ Kryeson kampionatin, por shkarkon trajnerin

Q.Autor

Leave a Comment