Futboll Shqipëri Sport

PROTAGONIST NË KROACI/ Goli i Sahitit në minutën e 94-t nuk mjafton, Hajduk eliminohet nga Europa (VIDEO)

Emir Sahiti e ka filluar si protagonist absolut këtë sezon me skuadrën e Hajduk. Futbollisti shqiptar, po shkëlqen në radhët e kroatëve në kampionat, por edhe në Europë.

Sot, një gol i tij në minutat shtesë mbajti në lojë Hajdukun, që po shkonte drejt eliminimit në kohën e rregullt në ndeshjen ndaj Tobol të Kazakistanit në Ligën e Konferencës. Hajduku kishte fituar 2-0 ndeshjen e parë falë edhe një asisti të Sahitit te goli i avantazhit por sot po mundej me shifrat 3-0 dhe ishte pak sekonda larg eliminimit.

Në minutën e 94-t, ishte Sahiti ai i cili me një gjuajtje të fortë dërgoi sferën në rrjetë dhe bëri që ndeshja të shkonte në kohët shtesë, duke mbajtur në lojë skuadrën e tij në Europë.

Për fatin e keq të Sahitit, skuadra e tij nuk arrit të shënonte përsëri, ndërsa vendasit gjetën rrjetën në shtesa, duke shënuar golin e rezultatit përfundimtar 4-1 që u siguroi kalimin në turin tjetër dhe nxori Hajdukun jashtë Europës.

Related posts

Nga Van Basten-Sacchi te Pogba-Mourinho, United kërcënon francezin

Q.Autor

“Icardi? E karikon Wanda… Jemi bamirësit e Inter”

Sadik.Autor

E ARDHMJA E DY TALENTEVE SHQIPTAR/ Trajneri i Kosovës arsyeton dilemën: Me logjikën time unë do të zgjidhja…

Delo.autor

Leave a Comment