Futboll

FOTO/ Tottenham-Juventus, formacionet zyrtare. Anglezët mbrohen, italianët sulmojnë

Në “Wembley” të Londrës mbrëmjen e sotme do të përballen Tottenham dhe Juventus në sfidën e kthimit për 1/8-at e Ligës së Kampionëve, shkruan SYRI.net.

Ndeshja e parë e luajtur në Torino ka përfunduar në barazim 2-2, teksa sonte bardhezinjve u duhet patjetër fitorja për të kaluar në çerekfinale.

Kjo sfidë do të luhet në orën 20:45 dhe tashmë të dy trajnerët kanë publikuar formacionet zyrtare.

Për Juventusin nuk do të jetë i gatshëm sulmuesi kroat Mario Mandzukic, teksa Higuain e Dybala do të luajnë që nga minuta e parë.

Nga ana tjetër, Tottenham do të jetë me formacionin më të mirë të mundshëm, pasi nuk ka asnjë mungesë.

Related posts

Luciano Spalletti: Ai fitoi, mund të jetë i lumtur. Nuk duhet të ketë frikë

Sadik.Autor

NUK E KA NISUR NË MËNYRËN E DUKUR KAMPIONATIN/ Solskjaer do të ndërtojë një ekip ëndrrash, ja plani i tij

Delo.autor

KA GJETUR SHKËLQIMIN ME GATUSSON/ Mbrojtësi Hysaj merr vendimin përfundimtar për të ardhmen e tij

Delo.autor

Leave a Comment