Futboll Ligue 1

PSG sulmon Perezin që foli për Neymarin në ceremoninë e “Topit të Artë”

Neymar është i lumtur në PSG dhe nuk e ka ndërmend të largohet nga Franca, thotë Henrique, i cili e ka ‘sulmuar’ numrin një të Realit, Florentino Perez.

Drejtori sportiv i PSG-së, Antero Henrique, beson se Florentino Perez ka treguar mos respekt për Cristiano Ronaldon kur vendosi të flasë për Neymarin në ceremoninë e “Topit të Artë”, ku portugezi mori çmimin e pestë në karrierë, duke barazuar Lionel Messin, raporton AS.

Ai ka përsëritur se Neymari është i lumtur në Francë te PSG-ja dhe se nuk e ka ndërmend të largohet për Madridin.

“A mund të largohet Neymar nga PSG-ja dhe të shkojë në Madrid? Jo. Sepse ai është i lumtur, ai e donë këtë klub dhe është duke kaluar mirë këtu”, tha Henrique.

“Të flasësh për një lojtar nga një tjetër klub në ditën që Ronaldo e fitoi Topin e Artë, nuk është aspak e mirë për lojtarin”, shtoi ai.

Related posts

LËSHON NJË BATUTË PËR ZIZUN PAS FITORES/ Simeone: Nuk ka mundësi që të mos…

Delo.autor

“EURO 2020″/ Danimarka mposht me “POKER” Rusinë dhe kualifikohet në fazën tjetër

Delo.autor

BANOR I BBV4? Eros Grezda thyen heshtjen: Shumë shpejt…

F.autor

Leave a Comment