Futboll Premier League Sport

KALIMI I LUKAKUT TEK CHELSEA/ Ja kur ylli belg do të kryejë testet mjekësore dhe të firmosë kontratën…

Nuk ka më dyshime, Romelu Lukaku do të jetë pjesë e Çelësit në sezonin e ri. Palët kanë rënë dakord për shifrën 115 milionë euro për finalizimin e transferimit të lojtarit te klubi anglez.

Mediat italiane dhe ato britanike, raportojnë se Lukaku ditën e sotme do të kryejë vizitat mjekësore në Belgjikë, teksa në mbrëmje do të udhëtojë menjëherë drejt Londrës, ku ditën e hënë, do të nënshkruaj kontratën me Çelsin.

Lukaku kthehet te Blutë pas shtatë vitesh. “Big Rom” kaloi tre sezone në “Stamford Bridge” në fillim të karrierës së tij, por bëri vetëm 15 paraqitje duke mos shënuar asnjë gol.

Bomberi belg largohet nga Interi pas dy sezoneve, në të cilat ai luajti 72 ndeshje duke shënuar 47 gola

Related posts

Milani është i interesuar për mesfushorin e Arsenalit

Q.Autor

Ultrasit e Real Madrid dhe Malaga sherr 10 vs. 10 në prag të ndeshjes

Sadik.Autor

E TMERRSHME/ Lojtarit të Barcelonës i VJEDHIN shtëpinë, familjarët ishin mbrenda dhe…

Isa.Autor

Leave a Comment