Futboll

Vjen oferta e majme, Iniesta mund të largohet nga Barcelona

Andres Iniesta mund të largohet nga Barcelona.
Manchester City do të tentojë të sjellë në ‘Etihad Stadium’ Andres Iniestën, gjatë merkatos së verës, por duket se për ta bërë këtë, duhet të thyejë një konkurrencë shumë të fortë.

Për 33-vjeçarin ka shfaqur një interes shumë të fortë skuadra kineze e Tianjin-it, që i ka ofruar fantazistit rreth 40 milionë euro rrogë vjetore, për ta marrë në Azi.

Por oferta e Tianjin nuk mbaron me kaq, pasi klubi i ka premtuar Iniestës, se nëse firmos me ta, do të blejnë edhe 2 milionë shishe verë, nga kantina që mesfushori ka në pronësi të tij.

Andres Iniesta, që prej vitit 2010 është pronar i kantinës Bodega Iniesta, në Manchuela, pranë Albacetes dhe vera e tij ka zënë vend në tregjet e shumë vendeve europiane.

Nëse Iniesta pranon të firmosë me Tianjin, do të përfitonte edhe kantina e tij, pasi vera e prodhuar pres saj, do të gjente treg edhe në Kinë, ku jeton një pjesë e mirë e popullsisë botërore

Related posts

0 GOLA NGA 38 TENTATIVA/ “Mallkimi” i Cristiano Ronaldos vazhdon

Delo.autor

EUROPA LEAGUE/ Shkëndija, gjithçka për të shkuar në grupe të Europa Ligës

Isa.Autor

Lajm “bombë” nga Italia: Milani po i transferon tre lojtarë të mëdhenj

Sadik.Autor

Leave a Comment