Futboll Ligue 1 Sport

THUR ELOZHE PËR SHAQIRIN/ Juninho: Ai është lojtar i shkëlqyer, shpresoj të fitojmë tituj me të

Legjenda Juninho ka vetëm fjalë të mira për Shaqirin, me të cilin, shpreson që Lyoni të fitojë trofe.

Xherdan Shaqiri është prezantuar te Lyon, me të cilën skuadër ka nënshkruar deri më 2024.

Në prezantimin e shqiptarit ishte edhe legjenda, Juninho, drejtor sportiv i Lyonit që nga viti 2019.

Ai ka vetëm fjalë të mira për Shaqën që ka fituar shumë trofe gjatë karrierës, përfshirë dy herë Ligën e Kampionëve dhe shpreson që eksperienca e tij ta ndihmojë Lyonin.

“Ai është lojtar i shkëlqyer. Kam folur me të dhe ai tregoi se dëshiron shumë të vij këtu. Është profesionist i vërtet. Shpresoj se do të fitojmë tituj me të”, tha Juninho.

:Kishim nevojë për një lojtar si Shaqiri. Ai do të na ndihmoj shumë. Është luftëtar dhe këtë e pamë gjatë Euro 2020”. /Gazeta Express/

Related posts

DEL NGA SPITALI PAS ATAKUT NË ZEMËR/ Ja cila do të jetë e ardhmja e Iker Casillas

Delo.autor

U RIKTHYE PAS 2 MUAJSH NË FUSHË/ Neymar ndëshkohet me karton të kuq, Lille thyen PSG-së

Delo.autor

LAJM I KEQ NGA SPANJA/ Shokojnë mjekët: Agueron duhet të lërë futbollin

Delo.autor

Leave a Comment