Futboll Kategoria Superiore Sport

FINALJA E SUPERKUPËS SË SHQIPËRISË/ Trajneri Brdariç e ka të qartë skemën, ja si pritet të rreshtohet Vllaznia…

Vllaznia do të luajë nesër takimin e parë zyrtar për sezonin e ri futbollistik, pikërisht finalen e Superkupës me Teutën. Kuqeblutë kanë pasur disa lëvizje në organikë, si afrime dhe largime në merkato. Vetëm disa nga lojtarët e sezonit të shkuar janë sërish pjesë e ekipit dhe do të jenë pjesë e formacionit të parë.

Shumë afrime kanë rritur natyrshëm dhe konkurrencën. Nga ajo që është parë në seancat e fundit stërvitore, formacioni që stafi do të hedhë në finalen e Superkupës, do të jetë një gërshetim mes elementit të ardhur dhe atij ekzistues. Për përballjen e nesërme, trajneri Tomas Brdariç pritet të hedhë në fushë lojtarët që mendohet se gëzojnë gjendjen më të mirë. Zogoviç është “i salduar” në portë.

Në mbrojtje, pavarësisht afrimit të fundit të mbrojtësit të majtë, Esin Hakaj, trajneri pritet që ndaj durrsakëve t’i besojë Bulatoviçit në të majtë, Gurishtës në të djathtë, ndërsa Adili dhe Dianje në qendër.

Në mesin e fushës pritet të jetë treshja, Krymi, Jonuzi dhe Heriç, një nga lojtarët e afruar së fundmi në merkato. Në sulm nuk pritet që të jenë shtatlartët e afruar në këtë sezon, por Gjurgjeviç, ndërsa në krah do të jetë dyshja Kruja e Latifi.

Vllaznia në këtë takim do të ketë edhe shumë konkurrencë, pasi një pjesë e lojtarëve të afruar do të jenë në këtë përballje pjesë e stolit, por që mund të rezultojnë përcaktues edhe me pak minuta në fushë.

Related posts

Roberto Carlos elozhe për talentin e Realit: Ky lojtar do kthehet në idhull!

Q.Autor

Bartomeu: Roma e meritoi, na mposhti në të gjitha drejtimet

Sadik.Autor

EUROPA LEAGUE/ Laçi e nis me lojtarin e TIRANËS, publikohen formacionet zyrtare

Isa.Autor

Leave a Comment