Futboll Kategoria Superiore Sport

MOMENTE TENSIONI/ Tifozët e Vllaznisë sulmojnë ultrasit e Teutës pas ndeshjes. Ndërhyn policia (VIDEO)

Humbja në ndeshjen e Superkupës mes Teutës dhe Vllaznisë duket se ka lënë shije të keqe te tifozët shkodranë, të cilët nuk kursyen kritikat nga tribunat pasi skuadra e tyre kaloi në disavantazh. Por kjo pakënaqësi më pas solli edhe momente tensioni aspak të këndshme.

Duke dalë nga stadiumi, në mbyllje të sfidës, një grup tifozësh të Vllaznisë sulmuan një tifoz të Teutës pas disa batutave të këtij të fundit për disfatën e pësuar. Momente tensioni jashtë stadiumit, të cilat për fat të mirë u zgjidhën shpejt.

Ishte ndërhyrja e forcave të policisë të pranishme ajo që bëri që situata të qetësohej plotësisht e të shmangej përshkallëzimi më i rëndë i kësaj ngjarje në mbyllje të sfidës.

Related posts

Argjentina eliminohet nga Kupa e Botës, tifozët “shpërthejnë” në lot (FOTO)

Sadik.Autor

“NË FUTBOLL NUK…”/ Këshilla e Suarez: Neymar duhet të shijojë Parisin, por në të ardhmen…

Delo.autor

“NUK MBAJ MEND ASGJË NGA NDESHJA”/ Përplasje e frikshme e Kumbullës me Ibañez. Mbrojtësi humb kujtesën

Delo.autor

Leave a Comment