Futboll Sport

BOTËRORI 2022/ Lajme të këqija për Zvicrën, mesfushori Shaqiri humbet 2 sfidat e shtatorit. Ja shkaku…

Vetëm pak ditë më parë Xherdan Shaqiri u transferua tek skuadra e Lionit në Francë pas një eksperience 3-vjeçare te Liverpuli.

Por aventura e Shaqirit nuk ka nisur si duhet pasi sulmuesi 29-vjeçar është dëmtuar duke humbur ndeshjet 2 ndeshjet kualifikuese me Italnë dhe Irlandën e Veriut në fillim të shtatorit.

Lajmi u bë i ditur nga media zvicerane ‘’20min’’ e cila shkruan se Shaqiri është larguar nga grumbullimi me helvetët për tu rikthyer sërish te Lioni. Një lajm jo i mirë për Zvicrën që duhet të bëjë në këto dy ndeshje të vështira pa prezencën e sulmuesit shqiptar që është kthyer në pikë referimi për helvetët. Ndërkohë vetë Shaqiri ka reaguar për largimin nga kombëtarja duke u shprehur:

‘’Kohët e fundit isha stërvitur individualisht dhe për këtë arsye nuk kam ende ritmin e nevojshëm të konkurrencës. Në konsultim me Murat Jakin dhe klubin tim, ne vendosëm që të kthehesha në Lion për t’u përgatitur për detyrat e ardhshme në klub . Ishte e rëndësishme për mua të kaloja dy ditët e para të grumbullimit të kombëtares në Bazel, të merrja pjesë në takim me trajnerin tonë të ri dhe të shihja përsëri shokët e mi të skuadrës’’, u shpreh Shaqiri.

Related posts

FITORJA NDAJ ATLETICOS KA SJELLË ENTUZIAZËM/ Xavi: Nuk e kemi thënë fjalën e fundit në La Liga

Delo.autor

Superkupa e Europës/ Reali barazon rezultatin kundër Atleticos, shënon…

Isa.Autor

LIVE/ Po luhet ndeshja Inter-Dortmund. Rezultati 2-0

Delo.autor

Leave a Comment