Futboll Premier League Sport

PAS ZYRTARIZIMIT/ Ronaldo pozon me fanellën e Manchester United, për herë të parë pas 12 vitesh

Cristiano Ronaldo ka pozuar i veshur me fanellën e re të Manchester United për sezonin 2021/22.

Ikona e klubit ka përfunduar kalimin e tij nga Juventusi, ndërsa ende është në Portugali duke u përgatitur për të luajtur për ekipin e tij kombëtar.

Lojtari ka ndarë ca kohë për të pozuar me fanellën e Manchester United.

Derisa numri i Ronaldos ende nuk është zbuluar, dhe debutimi i tij i dytë për klubin do të pritet me padurim, United të paktën i ka gëzuar fansat e klubit me disa foto të lojtarit veshur me një fanellë e klubit, për herë të parë që nga largimi i tij drejt Real Madridit 12 vjet më parë.

Ronaldo që ka shënuar 118 golat te United deri më tani, do të mundohet ta rritë këtë numër.

Related posts

“PAS 20 VITESH BASHKËJETESË…”/ Drogba rrëfen për divorcin me gruan pas publikimit të videos që bëri bujë në Afrikë

Delo.autor

NGA DEDE TEK ORGES SHEHI/ Ja si ndryshon formacioni i Kampionëve të Superiores…

Delo.autor

PËRFUNDON TAKIMI MES TARES DHE FURLANIT/ Ja kur pritet të zyrtarizohet shqiptari si drejtor sportiv i Milanit

F.autor

Leave a Comment