Futboll Sport

PAS TRIUMFIT NDAJ GJEORGJISË PËR “QATAR 2022″/ Ylli Muriqi: Ishte e rëndësishme rikthimi tek fitorja dhe…

Vedat Muriqi ishte protagonisti kryesor i fitores së Kosovës pasi sulmuesi dardan ishte vendimtar tek aksioni i golit të vetëm për triumfin ndaj Gjeorgjisë.

“Ishte një fitore e rëndësishme për kthimin tonë. Ishte e rëndësishme me ju kthyer fitoreve dhe nuk ka rëndësi kush shënon, me rëndësi që të ecim përpara si Kombëtare. E kemi përfunduar ndeshjen pa pësuar gol dhe kjo është e rëndësishme.

Shpresoj që të fitojmë edhe me Greqinë që t’i marrim dy fitore dhe t’i kemi gjashtë pikë. Për ne ka qenë e rëndësishme që të fitojmë dhe ju e dini që kur po luajmë në Kosovë jemi më të mirë. Do të mundohemi maksimalisht për të fituar dhe të marrim pikë në Prishtinë”, tha Muriqi.

Related posts

VALLADOLID-REAL MADRID/ “Los Blancos” kalon në avantazh, shënon Benzema

Delo.autor

E FUNDIT/ Ernest Gjoka braktis “anijen që po mbytet”, dorëhiqet nga Vllaznia

Sadik.Autor

JUVE NGRE TROFEUN/ Interi siguron vendin e dytë, por trondit Conte: Klubi s’na mbrojti! Imobile thyen dyshen Ronaldo-Mesi

Delo.autor

Leave a Comment