Futboll Sport

REJA “ME DHIMBJE KOKE”/ 3 titullarë humbasin duelin ndaj Hungarisë

Tre kartonë të verdhë radhazi për tetë minuta lojë. Përveç humbjes 4-1, Shqipëria doli me pasoja të mëdha nga ndeshja e djeshme në Varshavë kundër Polonisë.

Trajnerit Edi Reja tani i duhet të bëjë pa tre titullarë në sfidën e radhës ndaj Hungarisë, që do të luhet të dielën në orën 18:00 në stadiumin “Elbasan Arena”. Rei Manaj, Elseid Hysaj dhe Keidi Bare nuk do të jenë në dispozicion për takimin me Hungarinë.

Ndërkohë, në minutat 3, 7 dhe 11 në ndeshjen me polakët, u ndëshkuan njëri pas tjetrit Abrashi, Bare dhe Hysaj. Në pjesën e dytë, krahas Manajt për protesta, u ndëshkua edhe Gjasula, por ky i fundit nuk rrezikonte. Numrin e kartonëve e plotësuan vetëm Manaj, Hysaj dhe Bare.

Related posts

E ARDHMJA E YLLIT TË NAPOLIT NË DILEMË/ Oferta e klubit kampion vë në dyshime Lorenzo Insignen

Delo.autor

Rekord, Manchester United vendos të paguajë 105 milionë euro për “yllin” e Serie A

Sadik.Autor

Real Madridi gjen një zgjidhje për problemin e portugezit Cristiano Ronaldo

Sadik.Autor

Leave a Comment