Futboll Sport

REALIZOI TRIPLETË KUNDËR BJELLORUSISË/ Bejl: Nuk largohem nga kombëtarja, për golat…

Tripleta e tij, sidomos falë golit në kohën shtesë i dha Uellsit fitoren kundër Bjellorusisë. Po flasim për Garet Bejlin që fillimisht i dha avantazhin të tijve në Minsk, e më pas mori situatën në dorë, kur vendësit kaluan në avantazh. Ylli i Realit të Madridit shënoi edhe dy herë duke vulosur sfidën në rezultatin 2-3 për britanikët. Pas ndeshjes, Bejl foli për formën dhe planet e tij, duke deklaruar:

“Për mua ishte më mirë të mos shprehesha mbi këtë temë menjëherë pas fillimit të Kampionatit Evropian. Kurrë nuk e kam menduar të largohesha nga ekipi kombëtar, thjesht doja të përqendrohesha në Kampionatin Evropian.

Nuk kisha nevojë të shpjegohesha më shumë, por disa njerëz më keqkuptuan. Jam shumë i lumtur që jam kapiten i kombëtares së vendit tim dhe merita për këtë ecuri që kam i takon edhe Karlo Ançelotit që më ka dhënë besim edhe në ekipin e klubit”

Related posts

EVERTON-MANCHESTER UNITED/ Sigurdsson “ndëshkon” De Gean nga distanca, ja super goli (VIDEO)

Delo.autor

Mbappe: Ronaldo ishte idhulli im i fëmijërisë, por tani dua ta mund

Q.Autor

VJEN REAGIMI PASI ARRITI ÇEREKFINALEN E COPA AMERICA/ Messi: Ndaj Katarit kisha shumë frikë se mos…

Delo.autor

Leave a Comment