Futboll Premier League Sport

RIKTHIMI I CR7 NË “OLD TRAFFORD”/ Karantina shtyn debutimin e Ronaldos me “Djajtë e Kuq”, pritet titullar në…

Pas transferimit të Kristiano Ronaldos në ‘Old Traford’ të gjithë po presin debutimin e yllit të tyre me fanellën e Mançester Junajtid.

Sipas gjasave, debutimi i shumëpritur do të ndodhte në ndeshjen me Njukasëllin këtë të shtunë, por kjo mund të shtyhet për shkak të karantinës.

Ronaldo u grumbullua me kombëtaren portugeze ku u bë protagonist në sfidën ndaj Irlandës duke shënuar një dopietë, megjithatë në momentin e festimit të golit gjyqtari e ndëshkoi me karton të verdhë pasi CR7 hoqi fanellën, veprim ky që nuk e lejoi Ronaldon të aktivizohej në ndeshjen e radhës të Portugalisë për shkak të kartonëve.

Luzitanët e lanë të lirë Ronaldon që të udhëtonte drejt Mançesterit dhe të bashkohej me pjesën tjetër të skuadër, por momentalisht 36-vjeçari ndodhet i karantinuar për shkak të rregullave anti-covid në Angli.

Me shumë mundësi ndaj Njukasëllit, Ronaldo do të jetë në stol ndërsa debutimi i tij i shumëpritur mund të bëhet ditën e martë në sfidën ndaj Jang Bojsit në Ligën e Kampionëve.

Related posts

EUROPA LEAGUE/ Shaqiri jep super asist, Slimani shpërdoron një rast të artë në mënyrë të pabesueshme (VIDEO)

Delo.autor

VAZHDON ÇËSHTJA E YLLIT BRAZILIAN/ Neymar në merakto vlen 190 milionë euro, ja problemi i vetëm

Delo.autor

LIVE/ Luhet ndeshja e kthimit në turin e parë të Championsit, Shkëndija-Nomme Kalju. Rezultati 0-1

Delo.autor

Leave a Comment