Futboll Premier League Sport

“CR7 NUK DO TA KETË TË LEHTË SI NË SPANJË DHE ITALI”/ Rooney: Ja pse nuk do ta ndjek debutimin e tij

Të gjithë po presin me padurim te Manchester United debutimin e dytë të Cristiano Ronaldo-s me fanellën e Djajve të Kuq.

Portugezi pritet të jetë në fushë kundër Newcastle këtë të shtunë. Dhe nëse pjesa më e madhe e tifozëve do të bëjë gjithçka është e mundur për ta parë, ka nga ata si Ëayne Rooney, legjendë e United, që nuk do ta shikojë ndeshjen.

Siç ka bërë të ditur Daily Express, trajneri aktual i Derby County ka thënë:

“Të gjithë e dinë sa e dua Manchester United dhe sa e ndjek akoma, por nuk do ta shikoj debutimin e Cristiano Ronaldo-s të shtunën. Kam një ditë të lirë dhe dy fëmijët e mi kanë ndeshjet e tyre. Kështu që besoj se do të jem shoferi i tyre dhe do të shkoj të shikoj ndeshjet e tyre”.

Akoma për CR7: “Mendoj se kthimi i Cristiano-s është një gjë pozitive. Është akoma mes më të mirëve edhe se nuk do ta ketë të lehtë si në Spanjë dhe Itali. Por e përsëris, është akoma mes më të mirëve në botë”.

Related posts

Zyrtare/ Bayern Munchen firmos me yllin e Gjermanisë

Q.Autor

Deschamps publikon listën e parë zyrtare të Francës, pasi fitoi Kupën e Botës

Isa.Autor

“DO TA RRAF SKËNDËRBEUN”/ Cikalleshi tregon si u njoh bashkëshorten: E lashë futbollin për 13 muaj…

Delo.autor

Leave a Comment