Futboll Seria A Sport

NUMËR I ÇUDITSHËM NË FANELLË/ Manaj bëhet gati për debutimin në Serinë A

Rei Manaj është duke kaluar një formë mjaft të mirë. Sulmuesi lushnjar, u rikthye në futbollin italian, teksa u transferua nga radhët e Barcelonës, te skuadra e Specias.

manaj

Shqiptari pritet të bëjë debutimin në Serinë A, ditën e sotme, teksa është i grumbulluar nga trajneri Tiago Mota, për sfidën ndaj Udinezes që do të startojë në orën 15:00. Gjasat janë që Manaj ta nisë këtë përballje nga stoli, duke qenë se ka vetëm pak ditë që është bashkuar me skuadrën e re.

Një fakt interesant që duhet theksuar është numri që sulmuesi i Kombëtares, do të mbajë mbi shpinë në këtë takim. Sipas “Sportmediaset”, Manaj do të veshë fanellën me numrin 54. Kujtojmë që te Shqipëria Manaj mban numrim 10.

Related posts

PAS NGJITJES NË LA LIGA/ Shikoni veprimin e lojtarit të Kombëtares që ekzaltoi tifozët (VIDEO)

Delo.autor

Chievo – Juventus/ Zbuloni rezultatin befasues të pjesës së parë (VIDEO) 

Isa.Autor

VIDEO/ Juventus zhbllokon rezultatin ndaj Sassuolos, Alex Sandro autor i golit

Q.Autor

Leave a Comment