Futboll Sport

REALIZOI GOL ME 106 KM/H NGA GODITJA E DËNIMIT/ Mbrojtësi i Interit: E kam ëndërruar këtë ditë!

Federiko Dimarko ka lënë shenjë në debutimin e tij si titullar me fanellën zikaltër. Pasi zëvendësoi Bastonin në mbrojtjen me tre, italiani bëri shumë mirë në atë rol dhe gjeti edhe rrugën e rrjetës me një goditje dënimi të ekzekutuar në mënyrë fantastike.

Një shigjetë e vërtetë goditja e Dimarkos, i cili me të majtën regjistroi një shpejtësi të frikshme të topit prej 106 km/orë dhe me një saktësi të admirueshme shënjestroi trekëndëshin e djathtë të Auderos, aty ku portieri nuk mund të arrinte.

Pavarësisht golit të mbrojtësit, Interi nuk arriti të fitonte ndaj Sampdorias, gjë që ia zbehu disi gëzimin 23- vjeçarit.

“Kam ëndërruar shpesh për këtë ditë dhe kam punuar shumë për të qenë këtu. Jam tepër i lumtur për golin, por fatkeqësisht nuk arritëm dot të merrnim tri pikët, që është gjëja më e rëndësishme”, u shpreh Dimarko në përfundim të sfidës.

Related posts

PO SHKËLQEN NË PREMIER LEAGUE/ Ylli spanjoll rrëfen: Ajo që përjetova me Guardiolan ishte…

Delo.autor

SUPERIORE/ Flamurtari triumfon ndaj “Ujqërve të Dëborës”, Oto Xhon “djeg” korçarët

Delo.autor

Lika: Nuk pati tension, na penalizuan mungesat

Sadik.Autor

Leave a Comment