Champions League Futboll Sport

CHAMPIONS LEAGUE/ Barcelona dhe Bayern Munich përplasin “brirët”, ja formacionet e mundshme…

Barcelona do të presë sot Bajernin në një duel prestigji dhe të denjë për Champions-in. Katalanasit do të luajnë për herë të parë pas gati një dekade pa Lionel Mesin në Champions.

Gjithsesi, trajneri Ronald Kuman ka premtuar një skuadër kompetitive ndaj gjermanëve, edhe pse do të ketë një mungesë të rëndësishme në repartin e mbrojtjes. Serxhinjo Dest nuk është stërvitur me katalanasit dhe si rrjedhojë nuk do të jetë në fushë ditën e sotme ashtu si dhe Ansu Fati dhe Dembele. Vendin e tij pritet ta zërë Serxhi Roberto.

Ndërkohë, në sulm mund të debutojë sulmuesi holandez, Luk de Jong, i cili erdhi nga Sevija vetëm ditën e fundit të merkatos së verës.

Në skuadrën e Bajernit mungesat e vetme janë ato të Serge Gnabrisë dhe Kingslei Komanit, edhe pse të dy lojtarët kanë udhëtuar me skuadrën në Barcelonë.

Ndërkohë, Robert Levandovski ndihet mirë pas problemeve në ndeshjen kundër Lajpcigut. Polaku është stërvitur rregullisht me pjesën tjetër të skuadrës dhe do të jetë gati për supersfidën e sotme ndaj katalanasve. Në mbrojtje, dyshja Upamekano-Hernandez pritet të jenë garancia e Nojerit.

Në krahun e djathtë, Pavar është rikthyer dhe pritet ta nisë ndeshjen nga minuta e para ashtu si talenti Musiala që do të luaj në vend të Gnabrisë. Leroi Sane dhe Tomas Myler do të jenë pas polakut në sulm për t’i dhënë një dorë skuadrës.

STATISTIKAT PËR SFIDËN BARCELONA-BAJERN MYNIH, SIPAS FAQES SË SPECIALIZUAR “SOFA SCORE”

FORMACIONET E MUNDSHME

Related posts

40 MILION EURO/ Inter dhe Napoli në luftë për mesfushorin e Barcelona-s

Isa.Autor

“JAM PLOTËSISHT ME GUARDIOLA-N”/ Presidenti De Laurentiis: Ai ka të drejtë, UEFA dhe FIFA po i vrasin lojtarët

Delo.autor

“MAGJIA” VJEN NGA BUNDESLIGA/ Shikoni si realizon Mainz golin e muajit ndaj Dortmund (VIDEO)

Delo.autor

Leave a Comment