Futboll Seria A Sport

KAMPIONAT APO CONFERENCE LEAGUE? Trajneri Morinho e ka marrë vendimin dhe e thotë hapur

A është Roma më shumë një skuadër kupe apo ligë? Kjo është një nga pyetjet që iu drejtuan Josè Mourinhos, trajnerit të Romës, i cili foli në konferencën për shtyp në prag të ndeshjes kundër CSKA Sofjes në Ligën e Konferences:

“Është e lehtë të thuhet se Roma bëri mirë në Europa League vitin e kaluar. Humbja ndaj Manchester ishte e rëndë, por përpara ishte një ekip me një fuqi tjetër dhe Roma kishte ardhur në vështirësi.

Nuk e di nëse kjo skuadër është më e përshtatshme për kupat, por për ne kampionati është shumë më i rëndësishëm.

Unë dua mentalitetin e duhur: ndeshja tjetër është gjithnjë e më e rëndësishme. Kur të zhvillohet Kupa e Italisë do të duhet të jetë e njëjtë. Kështu më pëlqen të mendoj dhe kjo është ajo që ne do të bëjmë. Unë dua që ekipi të jetë gati në të gjitha garat”.

Related posts

NGA LEONARDO BONUCCI TEK DONNARUMMA/ Ja 10 lojtarët italianë më të paguar në botë, befasi në vendin e parë

Delo.autor

PLAS SKANDALI NË ANGLI/ SEKS treshe për legjendat e ARSENALIT

Isa.Autor

Pato mendon rikthim: Milan është shtëpia ime, nëse më kërkon…!

Q.Autor

Leave a Comment