Futboll Premier League Sport

ZBULOHET PRAPASKENA/ Takimi special para 10 vitesh, Varane tregon çfarë e bindi të transferohet tek “Djajtë e Kuq”

Raphael Varane ka zbu luar për Sky Sports hapat e ndryshëm që e kan shtyrë të pranojë ofertën e Manchester United.

Nga takimi me Sir Alex Ferguson kur ka qenë vetëm 18 vjeç, te fjalët e bashkëkombësit të tij, Paul Pogba.

Ferguson ka provuar ta marrë Varane në 2011-ën, kur ai ka qenë vetëm 18 vjeç, pa ia dalë, por ai takim ka mbetur në mendjen e mbrojtësit:

“Nuk e mohoj dot. Ka qenë një moment special për mua dhe familjen tim. Është fantastike të takosh një njeri si ai në moshën 18 vjeç. Dhjetë vite në Madrid dhe tani jam këtu. Duket se ishte e shkruar”, ka thënë Varane.

Por nuk ka qenë vetëm ish-trajneri historik i Djajve të Kuq që e ka bindur të transferohet në Old Trafford.

“Kam folur me Pogba dhe fjalët e tij kanë qenë pozitive. Më ka shpjeguar ambicien e klubit dhe të tifozëve. Paul, përveçse është një lojtar i madh, ka edhe një energji shumë pozitive”.

Në lidhje me objektivat: “Dua të fitoj, është e qartë. Bëhet fjalë për një sfidë të re, një kompeticin ndryshe, por mentaliteti im është gjithmonë njësoj: të fitoj. Objektivi është të kthejmë United në majë”, ka përfunduar Varane.

Related posts

Copa Libertadores/ Spektakël në Boca-River, barazimi ME GOLA lë gjithçka të hapur

Isa.Autor

Cana në stadium për derbin Vëllaznimi-Prishtina

Q.Autor

PROBLEMET ME DEMENCËN/ Skocia u ndalon fëmijëve të gjuajnë topin me kokë!

Delo.autor

Leave a Comment