Futboll La Liga Sport

FITORE SPEKTAKOLARE/ Real Madrid mposht me përmbysje Valencian dhe merr kreun e renditjes

Real Madrid mori një fitore të vuajtur 1-2 përballë Valencias duke përmbysur gjithçka në fundin e ndeshjes.

Pjesa e parë u mbyll pa gola, por Duro befasoi madrilenët në minutën e 66-të duke kaluar Valencian në avantazh.

Kur gjithçka u duk se do të mbaronte me këtë rezultat, mendoi dyshja Vinicius-Benzema. Sulmuesi francez shërbeu për talentin brazilian i cili barazoi shifrat në minutën e 86-të.

Dy minuta më vonë, ishte radha e Vinicius të shërbente për Benzema me këtë të fundit që realizoi golin e dytë dhe të fitores për skuadrën e Ançelotit.

Reali merr kështu kreun me 13 pikë të grumbulluara pas 5 javësh kampionat.

Related posts

“TIRANA PËSON GOLA ORDINERE”/ Bedri Omuri kritikon: S’e kuptoj dot një ndeshje pa tifozë…

Delo.autor

LIVE/ Tirana-Kamza: Gabim i Imamit në mbrojtje, Plaku shënon me një goditje fantastike (VIDEO)

Delo.autor

“SHPËRTHEN” ME NJË DEKLARATË/ Pioli: U duket vetja të veçantë duke qenë futbollistë normalë…

Delo.autor

Leave a Comment