Futboll Kombëtarja Shqipëri Sport

SFIDAT E TETORIT/ Konfirmohet futbollisti i AEK-ut, në tetor me Kombëtaren shqiptare. Ja emri…

Mario Mitaj do të jetë pjesë e Kombëtares në muajin tetor. Këtë lajm e ka zyrtarizuar klubi i AEK-ut, që konfirmon se i ka mbërritur një ftesë nga Shqipëria duke kërkuar grumbullimin për ndeshjet e ardhshme.

Mitaj do të jetë i gatshëm edhe për ekipin e Shpresave nëse do të duhej ndihma e tij. Shqiptari i lindur në Greqi luan në pozicionin e mbrojtësit të majtë dhe momentalisht është vetëm 18 vjeç.

Mitaj ka qenë rregullisht pjesë e moshave kuqezi U-17 dhe U-21 ku numëron 13 ndeshje dhe është grumbulluar për herë të parë nga ekipi i parë kombëtar në muajin mars ku dhe ka debutuar për pak minuta në fitoren 0-2 ndaj San Marinos.

Related posts

Erjona Sulejmani “harron” Xhemailin, në lidhje me basketbollistin italian?!

Sadik.Autor

ËNDRRA E BOTËRORIT/ Armando Broja zbulon se kë telefonoi pas fitores me Serbinë

F.autor

E KËRKOI TEUTA DHE FLAMURTARI/ Osmani u jep fund dilemave, vendos për të ardhmen

Isa.Autor

Leave a Comment