Futboll Seria A Sport

SPEZIA-MILAN/ Pioli me shumë surpriza në këtë ndeshje, Rei Manaj sërish në stoli (FORMACIONET ZYRTARE)

Do të startojë në orën 15:00, sfida mes Specias dhe Milanit, e vlefshme për Serinë A. Hera e tretë në kampionat që Milani dhe Specia janë përballë.

Në kampionatin e kaluar, në fazën e parë fituan kuqezinjtë, të cilët kishin fituar gjithashtu të vetmin precedent që daton në janar të 2014-ës në 1/8-at e Kupës së Italisë. – Specia krenohet me një fitore kundër “Djallit” e cila erdhi pikërisht n në janar të këtij viti në shifrat 2-0. Milani ka humbur vetëm një nga 20 ndeshjet e fundit kundër skuadrave të sapongjitura në Serinë A (pikërisht 0-2 kundër Specias, shkurtin e kaluar). Për kuqezinjtë 14 fitore dhe pesë barazime, gjithsej 12 porta të paprekura.

Trajnerët Mota dhe Pioli, kanë bërë publike së fundmi edhe formacionet zyrtare, ku nuk mungojnë surprizat. Rei Manaj sërish në stol, ndërkohë që Pioli aktivizon nga minuta e parë, Daniele Maldinin.

FORMACIONET ZYRTARE: 

Specia (4-2-3-1): Zoet; Amian, Nikolaou, Hristov, Bastoni; Bourabia, Sala; Gyasi, Maxhore, Antiste; Nzola.

Milan (4-2-3-1): Menja, Kalulu, Tomori, Romanjoli, Hernandez; Tonali, Kesie; Selemekers, Maldini, Rebiç, Zhiru.

Related posts

MERKATO E BUJSHME/ Juventus vendos të presë deri në verë, do ta marrë yllin e rivalëve me kosto zero

Delo.autor

Uefa gjykon financat e Interit dhe Milanit

Sadik.Autor

SHTOHEN TELASHET KLUBI “ZIKALTËR”/ Marotta vendos: Kjo gjë s’do të ndodhë më kurrë tek Interi

Delo.autor

Leave a Comment