Bundesliga Futboll Sport

ZBULON SEKRETET/ Bomberi Lewandowski: Ja çfarë kam mësuar nga Klopp, Guardiola, Ancelotti dhe Flick…

Robert Lewandowski ka dhënë një intervistë interesante për El Pais.

Mësimet – “Me Klopp (në kohën e Borussia Dortmund) kam mësuar të bëj presing dhe të vjedh topa për të dalë para portës me gjithë shpejtësinë”, ka kujtuar sulmuesi i Bayern Munich.

“Me Guardiola-n kam mësuar shumë mbi taktikën. Ai ka ndryshuar vizionin tim të futbollit në 100%. Ancelotti më ka dhënë besim tek aftësitë e mia, ndërsa Flick ishte një ekspert në shpjegimin e gjërave të vështirë në mënyrë të thjeshtë”, ka vazhduar polaku.

Loja me një takim – “A është shumë e rëndësishme të luash me një takim për një sulmues? Kur nuk ke hapësirë ose kohë, ajo që duhet të bësh është të luash me një takim. Për sa i takon gjuajtje, gjëja më e rëndësishme është kontrolli i parë. Në futbollin e sotëm vetëm detajet të ndihmojnë të jesh më i shpejtë dhe të shënosh më shumë”.

Related posts

STRAKOSHA-ETRIT BERISHA/ Rivaliteti i përjetshëm i miqve shqiptarë në Serie A

Delo.autor

Zanetti kapiten edhe pas tërheqjes nga futbolli: Nuk është koha për të gjykuar, forca Argjentina

Sadik.Autor

Neymar e mbyll me PSG, për të tani vendos Brazili

Q.Autor

Leave a Comment