Futboll Seria A Sport

FITORJA NDAJ EMPOLIT/ Mourinho është menjëherë rekordmen, askush si “Special One” në Serinë A

Fitorja 2-0 ndaj Empolit nuk i ka shërbyer Romës vetëm për t’u kthyer në rrugën e duhur në kampionat pas disfatës në derbi, por edhe për të konfirmuar Zhoze Murinjon si një specialist të mirëfilltë të ndeshjeve në shtëpi. Sot, trajneri ka vendosur një rekord unik në Serinë A.

Sipas të dhënave të ekspertëve të Opta, Murinjo sot ka regjistruar ndeshjen e 42-të radhazi në shtëpi pa humbur ndeshje në Serinë A, një rekord i cili ka filluar kur drejtonte Interin e po vazhdon tanimë me Romën.

Ky rekord merr për bazë të gjitha ndeshjet e luajtura që nga sezoni 1994-1995, kur ndryshoi sistemi i pikëve me fitoren që vlerësohej 3 pikë e jo më 2.

Related posts

DËMTIMI NË CHAMPIONS LEAGUE/ Gjimshiti humbet dy ndeshjet e Shqipërisë në Nations League, Sylvinho nuk do të thërrasë lojtar tjetër

F.autor

Nuk ndalet Ukraina shënon golin e dytë ndaj Shqipërisë

Sadik.Autor

Janë publikuar formacionet zyrtare për sfidën mes Rusisë dhe Brazilit

Sadik.Autor

Leave a Comment