Futboll Seria A Sport

7 FITORE NË 7 NDESHJE/ Napoli bën paralajmërimin e fortë që ndikon te vazhdimësia e kampionatit

Napoli ka bërë startin më përfekt të kampionatit në Europë duke grumbulluar pikë të plotë pas 7 ndeshjesh kampionat.

E fundit, ndeshja me Fiorentinën ishte një darmë e vërtetë pasi skuadra e Spaletit përmbysi diavantazhin në pjesën e parë duke kthyer gjithçka në favor të sajin me golat e Lozanos dhe mbrojtësit shqiptar, Amir Rrahmani. Por ndeshjes i ra shkëlqimi nda disa episode të ndodhura në tribuna, ku mbrojtësi Kulibali ra pre e racizmin nga një grup tifozësh.

Për të dalë në mbështetje të lojtari, klubi ka vendosur të marrë një vendim mjaft të rëndësishëm, duke kërcenuar se nëse episode të tilla ndodhin më në fushën e lojës atëherë skuadra do të braktisë ndeshjen. Një paralajmërim i fortë nga skuadra e Napolit e cila rreikon gjithçka për të mbrojtur lotjarin e saj.

Kjo nuk është hera e parë që napoletanët e bëjën diçka të tillë, pasi në vitin 2005, Mark Zoro që lunate me Napolin braktisi ndeshjen me Interin për shkak të koreve raciste në tribuna. Prokuroria italiane ka nisur hetimin duke i kërkuar Fiorentinës pamjet filmike të tribunave për të gjetur fajtorët.

Related posts

Manchester United bën gati 45 milionë euro për Douglas Costa

Sadik.Autor

DO TË LUAJË PËRBALLË “DEMAVE”/ Trajneri i Qarabag vlerëson: Klubet shqiptare janë të disiplinuara…

Delo.autor

HEROI ME 40 VITE VITE MBI SHPATULLA QË FITOI TITULLIN KAMPION/ Ilion Lika: Ua mbylla gojën atyre që më…

Delo.autor

Leave a Comment