Futboll Premier League Sport

RRËFEN NJË DETAJ PËR QENDRËN STËRVITORE TË “DJAJVE TË KUQ”/ Ferguson: Ka një klauzolë qe e kthen në fushë patatesh nëse…

Trajneri legjendar i Mançester Junajtid, Sir Aleks Ferguson normalisht ka shumë për të treguar për aventurën e tij 27-vjeçare si tekniku i “djajve”.

Së fundmi, Ferguson në një intervistë ka zbuluar disa detaje interesante mbi fushën që stërvitet aktualisht Junajtid duke u shprehur se ka një klauzole të çuditshme ligjore e cila thotë se në rast lufte toka duhet të shndërrohet në fushë të mbjellë me patate.

“Kampi stërvitor ishte i mrekullueshëm kur erdha për herë të parë. Fillova të endem rreth Mançesterit duke kërkuar një cope tokë ku mund të ndërtonim një terren të ri stërvitor.

Drejtori i akademisë erdhi tek unë dhe më njoftoi për një tokë që ishte në shitje. Madhësia e tokës që po merrnim, mendoj se ishte 28 hektarë ose diçka, por kishte kufizime të cilat nuk mund t’i kuptoj edhe sot.

Një pjesë e kufizimeve ishin, se në rast lufte ne duhej ta shndërronim tokën në fusha me patate dhe të linim një hektarë tokë për patat kanadeze”, u shpreh Ferguson.

Related posts

JUVENTUS-LAZIO/ Të dy trajnerët e ekipeve luajnë me më të mirët në finale (FORMACIONET ZYRTARE)

Delo.autor

Girona befason Barcelonën/ Shikoni çfarë goli fantastik realizohet në “Camp Nou” (VIDEO)

Isa.Autor

SFIDA NDAJ SHAMROK/ Teuta pret një short jo shumë të vështirë, ja rivalët e mundshëm në “Play-Off”…

Delo.autor

Leave a Comment