Futboll Sport

JUSTIFIKOHET PËR GOLIN E YLLIT MBAPPE/ Trajneri Deschamps: As unë s’e dija rregullin, na u desh ta shikonim…

Një finale e Ligës së Kombeve që më shumë sesa u komentua për triumfin e Francës, hapi një çështje me golin e shënuar nga Franca, kur Teo pasoi për Mbapenë, i cili ishte më i avancuar, por arbitri anglez, Entoni Tejlor, u shpjegoi lojtarëve se nuk kishte nevojë për ta riparë aksionin, sepse Erik Garsia kishte tentuar të prekte topin dhe duke pasur kontakt me të, e kishte kthyer në pozicion të rregullt sulmuesin francez.

Kështu që, aksioni ishte i rregullt dhe goli qëndroi në fuqi. Ishte goli i 1-2, i cili u dhuroi trofeun kampionëve të botës. Vendimi i arbitrit ishte surprizues edhe për vetë trajnerin e “Gjelave”, Didie Deshamp. “Unë personalisht nuk e dija si rregull. Na u desh ta shikonim më vonë”, tha tekniku i Francës. Ishte një moment që prodhoi një debat edhe brenda botës së futbollit, mes atyre që e konsiderojnë të rregullt dhe atyre që mendojnë se ishte pozicion jashtë loje.

Por edhe nëse rregullorja është e qartë, atëherë shumë zëra kanë bërë thirrje për ndryshimin e saj. Në një sondazh të “Marca”, ku votuan më shumë se 100 mijëpersona, 87% (87.719 vota) besojnë se Mbape ishte në pozicion jashtë loje dhe goli duhej anuluar, ndërkohë që vetëm 13% (13.441 vota) ishin dakord me vendimin e arbitrit Tejlor.

Related posts

Trajneri “kryqëzon” BOLT: Nuk është ende gati për futbollin, i mungon aspekti…

Isa.Autor

NË PRAG TË SFIDËS CHAMPIONS NDAJ AJAXIT/ Ja lajmi i keq që merr Allegri për ndeshjen e kthimit

Delo.autor

FRANCEZËT SHKRUAJNË HISTORINË/ PSG mposht Leipzig dhe shkon në finalen e Champions

Delo.autor

Leave a Comment