Futboll Seria A Sport

“NE LUAJMË GJITHMONË PËR…”/ Veretout sfidon Juventus-in dhe zbulon si e ka ndryshuar Mourinho ekipin

Jordan Veretout, fitues i freskët i Nations League me Francën, ka bërë disa deklarata për Sky Sport në lidhje me ndeshjen e ardhshme kundër Juventus-it në Serinë A:

“Ndeshja kundër Juventus-it vlen tri pikë. Ne luajmë gjithmonë për të fituar dhe do të shkojmë në Torino me këtë objektiv. Do të jetë një sfidë e bukur, por në fund vlen vetëm tri pikë”, ka thënë lojtari i Roma-s.

“Ne luajmë gjithmonë për të fituar. Kemi një trajner që ka fituar pothuajse gjithçka dhe kjo ka rëndësi. Të fitosh ndeshje si ajo kundër Juventus-it do të ishte e rëndësishme.

“Punojmë shumë mirë me Mourinho-n, na ka dhënë një mentalitet të ri. Nëse do të vazhdojmë ta ndjekim, atëherë do të mund të arrijmë lart”.

Related posts

PARMA – JUVENTUS/ Bardhezinjtë rimarin epërsin me kampionin e botës (VIDEO)

Isa.Autor

Ancelotti uron Bayern-in, Robben paralajmëron klubin

Sadik.Autor

MERKATO NË SUPERLIGË/ Veseli ikën nga Egnatia pas 8 ndeshjesh, Tirana afron një sulmues! Flamurtari afrime për elitën

F.autor

Leave a Comment