Futboll Kategoria Superiore Sport

E FUNDIT/ Tirana njofton tifozët, dalin në shitje biletat për derbin e kryeqytetit. Ja çmimet…

Derbi Tirana-Partizani po pritet me interes të madhe nga të gjithë, pasi bardheblutë vijnë si kryesues ndërsa ‘’demat’’ janë në një krizë rezultatesh.

Derbi do të luhet ditën e hënë në datën 25 tetor, dhe Tirana do të jetë pritëse. Bardheblutë kanë bërë njoftimin e rëndësishëm duke lajmëruar tifozët se kanë dalë në shitje biletat për ndeshjen. Çmimet variojnë nga 500 deri në 6 mijë lekë të reja në tribunën VIP.

Njoftimi i Tiranës

📥Dalin në shitje biletat për ndeshjen KF Tirana-FK Partizani e cila do të luhet të Hënën, 25/10/2021, ora 19:45 në stadiumin “Air Albania”. Biletat mund t’i gjeni pranë biletarisë së stadiumit “Selman Stërmasi”, prej orës 10:00-18:00 si edhe online në:
Lutemi që përfitimi i biletave të bëhet në avancë për të shmangur rradhët dhe grumbullimet në pikat e shitjes, për të ruajtur dhe mbrojtur shëndetin e njëri-tjetrit.
Faleminderit!

Related posts

Serbët të pandreqshëm, sërish dhunë në derbin e Beogradit (VIDEO)

Sadik.Autor

KORONAVIRUSI/ Maldini rrëfen ditët e “ferrit” me COVID-19: E keqja kaloi, tani jemi mirë (VIDEO)

Delo.autor

SUPERLIGA/ Kukësi për maksimumin në Laç, sfidë mbijetesë në Fushë Krujë

Isa.Autor

Leave a Comment