Futboll Premier League Sport

“ËSHTË VËSHTIRË TË GJYKOSH NËSE…”/ Bomberi Lukaku ka harruar të shënojë, trajneri Tuchel zbulon arsyen

Ka qenë blerja më e shtrenjtë e sesionit të fundit të merkatos nga ana e Chelsea-t.

Një investim për më shumë se 100 milionë euro. Megjithatë, deri tani, Lukaku nuk ka arritur të jetë vendimtar siç ndodhte tek Inter-i.

Trajneri Thomas Tuchel ka një ide të tijën, të cilën e ka shpjeguar në konferencë për shtyp në prag të ndeshjes së Champions League kundër Malmo:

“Besoj se Romelu është thjesht i lodhur. Nga ana tjetër, ka luajtur me të vërtetë shumë ndeshje në kompeticione të ndryshme, për klubin dhe kombëtaren”, ka thënë trajneri gjerman.

“Është një kampion që kërkon gjithmonë të fitojë. Kombëtarja është shumë e rëndësishme për të, do të luajë gjithmonë për vendin e tij. Është e vështirë të gjykosh nëse i duhet një pushim ose duhet të jetë në fushë”.

Related posts

ZIDANE RIKTHEN BUZËQESHJEN REALIT/ Benzema vendimtar

Delo.autor

SYNON PËRFORCIME NË EKIP/ Ndombele dhe një ish-mesfushor i Milan, dy emra surprizë për kampionët e Bayern

Delo.autor

“ÇMENDURI” NË PREMIER/ Sulmuesi Wood “shkatërron” Wolves me tre gola në 29 minuta lojë (VIDEO)

Delo.autor

Leave a Comment