Futboll La Liga Sport

RINOVOI KONTRATËN DERI MË 2027/ Ja klauzola “ASTRONOMIKE” që vendos Barcelona për Ansu Fati…

Tashmë është e kryer.

Ansu Fati ka rinovuar kontratën me Barcelonën deri në vitin 2027. Lajmin e ka konfirmuar klubi përmes një njoftimi në faqen zyrtare.

Barça ka njoftuar se Fati do të ketë klauzolë 1 miliard euro.

Të enjten, nga ora 11:30, Fati do të takohet me presidentin, Joan Laporta për të nënshkruar kontratën dhe do të bëhen fotot zyrtare të rinovimit të saj deri më 2027.

Edhe pse 18-vjeçar, Fati ka debutuar me Barcelonën në vitin 2019. Ai tashmë numëron 47 paraqitje me ekipin e parë, ka shënuar 15 gola.

Related posts

“Fenomeni” Ronaldo: Salah si Mesi, por fiton Reali

Sadik.Autor

Perimer League/ Gjashtë transferimet më të mira, me kosto më të ulët gjatë Janarit

Q.Autor

NUK KA NDRYSHIM VENDIMI/ Bayern konfirmon lamtumirën e Tuchel

F.autor

Leave a Comment