Futboll Sport

“HODHI NË M*T TË GJITHË…”/ Kasano sulmon Murinjon: Shkatërroi përfundimisht Kumbullën

Antonio Kasano i kundërvihet Zhoze Murinjos dhe e bën për të mbrojtur Marash Kumbullën dhe futbollistët e tjerë të cilët u akuzuan nga Zhoze Murinjo si jo në lartësinë e duhur për të luajtur me Romën.

dsdsdsdsdddddd

Ish-futbollisti barez, duke folur në “Tëitch” për BOBO TV”, ka theksuar se si trajneri kishte humbur përfundimisht besimin e lojtarëve.

“Fjalët që tha pas ndeshjes me Bodo/Glimt ishin shumë të rënda, ka shkatërruar përfundimisht Darbo, Kumbullën dhe Vijar. Nuk mund të ketë më besiin e tyre edhe kur të ketë nevojë”, tha fillimisht Kasano.

“Mou e ka ekzagjeruar dhe në Romë nuk mund ta bësh. Djemtë nuk mund të bëhen justifikim, nuk prisja nga ai deklarata të tilla. Bodo më i fortë? Roma nuk ta fala një frazë si kjo, në minutën e 46 hodhi në fushë Pelegrini e Abraham dhe pësoi 4 gola të tjerë. Hodhi në m** të gjithë djemtë, pastaj do të rrezikosh kur të kesh nevojë për ta.

Të Çelsi, te Reali, te Interi, kishte lojtarë të fortë dhe mund t’ia lejonte vetes këto deklarata. Po bën mirë në Romë, por këto deklarata janë të tepruara, sidomos në një vend si Roma. Nëse do të jenë rezultatet, Murinjo do të jetë Perëndia, nëse nuk do të jenë, do të dalin menjëherë kundër Murinjos dhe nëse ka kontestim, do ta pësojnë djemtë”, shpjegoi Kasano arsyen pse ishte kundër deklaratave të trajnerit portugez.

Related posts

PLAS TE BARCELONA/ Messi kërkon zyrtarisht largimin, klubi mendon gjyqin!

Delo.autor

INTER-CAGLIARI/ Debuton një nga afrimet e merkatos, ja formacioni i mundshëm i Contes

Delo.autor

75 milionë euro për mesfushorin e Bayern, gjermanët çojnë dëm merkaton e 2017-tës

Sadik.Autor

Leave a Comment