Futboll Kategoria Superiore Sport

TIRANA “MBUSH ARKËN”/ Ja shuma e arkëtuar nga shitja e biletave në derbi…

Tirana ka arkëtuar rreth 158 milionë lekë nga derbi i së hënës. Është ky lajmi më i fundit që ka dalë nga ambienti bardheblu.

Tirana nga ana e saj ka shitur rreth 13 mijë bileta, ndërsa shuma e arkëtuar shkon rreth 160 milionë lekë. Në fakt, shumë pak për një stadium modern që më përpara është mbushur plotësisht nga tifozët e Tiranës dhe Partizanit.

Dy derbet e mëparshme në këtë impiant kanë sjellë arkëtime, mbi 250 milionë lekë që i mori Tirana dhe 200 milionë lekë që i mori Partizani. Pas derbit, presidenti i Tiranës, Refik Halili, u ka shtuar premion nga 30 në 35 milionë lekë, duke u plotësuar dëshirën futbollistëve dhe stafit të Tiranës.

Nga ana tjetër, Halili u ka vënë kushte lojtarëve për ndeshjet në vijim, duke filluar që nga sfida me Vllazninë në kampionat.

Related posts

Surprizon Mourinho, merr vendimin që nuk pritej për Luke Shaw

Q.Autor

AKORDI DORTMUND-HAALAND/ Merret vendimi për të ardhmen e sulmuesit norvegjez…

Delo.autor

Zidane “shokon” botën e sportit, merr këtë vendim për “El Clasicon”

Sadik.Autor

Leave a Comment