Futboll

Atletico-Celta, “Wanda Metropolitano” është një fortesë

Atletico Madrid nuk ka patur asnjë problem të enjten në mbrëmje në ndeshjen e Europa League të luajtur kundër Lokomotiv Moscow. Bardhekuqtë mund të thuhet se janë me një këmbë në çerekfinalet e kompeticionit falë fitores 3-0 të marrë në “Wanda Metropolitano”.

Gjithsesi, shpresat për titull të madrilenëve kanë marrë një goditje fundjavën e kaluar pas humbjes 1-0 të pësuar kundër Barcelona-s në “Camp Nou”. Sigurisht, ajo humbje ka demoralizuar Antoine Griezmann me shokë, por Diego Simeone ka bërë të ditur se skuadra do të vazhdojë ndjekjen ndaj kryesuesve të La Liga-s.

Kundërshtari i radhës për bardhekuqtë do të jetë Celta Vigo, që po zhvillon një sezon shumë zhgënjyes. Skuadra e Emiliano Unzue zakonisht arrin të marrë pikë në ndeshjet që luan në shtëpi dhe do të paraqiten në sfidën e sotme pas tri humbjeve radhazi të marra në transfertë.

Për më tepër, Atletico është i pamposhtur në 15 ndeshjet e fundit të kampionatit që ka luajtur në shtëpi. Celta Vigo ka humbur të tri ndeshjet e fundit të La Liga-s që ka luajtur në transfertë.

Related posts

KUKËSI-SKËNDERBEU/ “Verilindorët” kërkojnë rikthimin, “Korçarët” kërkojnë vashdimësinë (FORMACIONET ZYRTARE)

Delo.autor

E BUJSHME/ Ish-KAMPIONI i Botës vë BAST kundër JUVENDUSIT: Nuk e fiton Championsin

Isa.Autor

Alarm tek Bayern, mesfushori lë stërvitjen pas dëmtimit në gju (FOTO)

Isa.Autor

Leave a Comment