Futboll La Liga

Modric paralajmëron Barcelonën: Jemi gati për ‘El Classicon’

Modric e ka paralajmëruar Barcelonën se Real Madridi është gati për “El Clasico”.

“El Clasico” e parë për sezonin 2017/18 do të zhvillohet të shtunën nga ora 13:00. Real Madridi pret Barcelonën në “Santiago Bernabeu” në kuadër të xhiros së 17’të në La Liga.

Los Blancos janë 11 pikë prapa Barcelonës në renditje, por me një ndeshje më pak të zhvilluar dhe të shtunën vetëm fitorja është rezultat i mirë për ta, ndërsa Barça do të ndahej e kënaqur edhe me një barazim.

Në mendjen e madrilenëve janë vetëm tri pikët dhe Luka Modric thotë se janë gati për t’i rrëmbyer ato.

“Jemi në formë të mirë. Jemi përgatitur dhe gati për të bërë një ndeshje të madhe”, tha Luka.

“Shpresoj të fitojmë për të ngushtuar më shumë diferencën”, shtoi ai.

“Objektivat? Jemi ende gjallë në La Liga dhe do të bëjmë gjithçka për të përmbysur disavantazhin. Mbeten gjithashtu edhe Liga e Kampionëve dhe Copa del Rey”, theksoi mes tjerash Luka.

Related posts

SHIFRAT/ Po jep spektakël në Premier League, rritet 200% vlera e kartonit të Armando Brojës

Delo.autor

ARSENALI NXJERR NË SHITJE GRANIT XHAKËN/ Ja dy skuadrat që e duan mesfushorin

Delo.autor

GAFA ME HIMNIN E SHQIPËRISË/ Griezmann komenton: Gabim i rëndë, edhe ne do të…

Delo.autor

Leave a Comment