Futboll Ligue 1 Sport

ZBULON NJË PRAPASKENË TEK PSG/ “L’Equipe”: Messi me shokë nuk e duan Wijnaldumin në skuadër

Georginio Wijnaldum ka qenë ndër lojtarët më të kërkuar në afatin kalimtar të verës, pasi ishte larguar si futbollist i lirë nga Liverpool.

Barcelona, Bayern Munich, Juventus e Inter ishin vetëm disa nga skuadrat e mëdha që kërkuan atë, por Wijnaldum vendosi të transferohet te Paris Saint Germain.

Mesfushori holandez ja nisi për mrekulli, duke luajtur në katër sfidat e para te PSG si titullar, por që nga shtatori ai ka mbetur në bankën rezervë.

Gazeta prestigjioze franceze L’Equipe ka zbuluar disa prapaskena nga kampi i parisienëve.

Sipas mediumit të madh francez, arsyeja që Wijnaldum ka mbetur në bankën rezervë është Lionel Messi dhe grupi i tij i lojtarëve nga Amerika Latina.

Ky grup i futbollistëve ku bëjnë pjesë edhe Keylor Navas, Marquinhos, Angel Di Maria, Neymar, Mauro Icardi e Leandro Paredes besohet se kanë ndikuar te trajneri që Wijnaldum mos të luaj, përkundër që ai kishte paraqitje shumë të mira në fillim të sezonit.

Arsyeja është e thjeshtë, pasi grupi i lojtarëve nga Amerika Latine duan që para holandezit të luaj shoku i tyre, argjentinas Leandro Paredes.

Në nëntë ndeshjet e fundit, Wijnaldum ka luajtur vetëm ndaj Metzit si titullar, derisa në disa ndeshje është paraqitur vetëm në minutat e fundit nga banka.

Gjithnjë sipas L’Equipe, futbollistët me origjinë nga Amerika Latine, nuk po e mbështesin Wijnaldumin që të integrohet me ekipin gjatë seancave stërvitore duke e injoruar atë.

Ndërkohë vetëm Wijnaldum disa ditë më parë u shpreh për momentin që po kalon te PSG.

“Isha shumë i lumtur në fillim të eksperiencës me PSG-në, por më pas fillova të mos luaj më. Kjo është një situatë e re për mua dhe është e vështirë. Nuk mund të them se jam plotësisht i lumtur sepse nuk është kjo ajo që po prisja”, deklaroi Wijnaldum.

Related posts

E GODET me GRUSHTE dhe e TËRHEQ ZVARRË, Sportisti i njohur rreh keq të dashurën (VIDEO)

Isa.Autor

“NAGELSMANN ËSHTË NJË MOTIVIM MË SHUMË”/ Sane: Bayern Munich është për Champions, ëndërroj…

Delo.autor

“ISHIM TË PAKRAHASUESHËM”/ Ish-sulmuesi i Juventus rrëfen: CR7-Higuain-Dybala nuk mund të na afrohen!

Delo.autor

Leave a Comment